Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Me automatik në dyshek, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec (VIDEO)


Në dy banesat e tij në lagjen nr 3 janë gjetur një automatik dhe fishekë, tashmë të sekuestruara.

Një 44-vjeçar në Vërdovë të Pogradecit është arrestyar për armëmbajtje pa leje. Në dy banesat e tij në lagjen nr 3 janë gjetur një automatik, i fshehur nën dyshek dhe fishekë, tashmë të sekuestruara. Njoftimi i policisë: LEXO edhe... ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Pesë netë me dolli e muzikë Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet një 44-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Si rezultat, u ushtrua kontroll në dy banesat që shtetasi B. B. ka në lagjen nr. 3, Pogradec, dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, së bashku me municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. B., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/ReportTv.al pogradec Korce arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.2% Social media 16.7% Vota total: 1052 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?