Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Me armë me vete/ Arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte


Një 23-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar, i cili e transportonte me automjet dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Ky i fundit rezulton me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Një 23-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar, i cili e transportonte me automjet dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Ky i fundit rezulton me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Policia e Vlorës bëri të ditur se arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, të organizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë. Pas informacioneve operative se një person qarkullonte i armatosur në qytet, shërbimet e Policisë ndërhynë në lagjen “Kushtrimi”, ku ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit. Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, 23-vjeçarit me inicialet R. H., u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 37-vjeçari A. Ç. për “Moskallëzimi i krimit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb