Më 13 tetor do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për të mbyllur një tjetër kapitull. Burimet për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, bëjnë me dije se pritet mbyllja e Kapitullit 20, e cila është për “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Në këtë konferencë ndërqeveritare, që do të mbahet në Bruksel, pritet të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

