Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Më 12 shtator protestë kombëtare/ Murataj thirrje intelektualëve për pjesëmarrje: Rama të marrë Belindën dhe të bëjë mbledhje në hënë, të dorëhiqet! Kush ka lyer gishtin…


Aktivisti dhe juristi Erion Murataj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 12 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e intelektualëve, të rinjve dhe studentëve.

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 12 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e intelektualëve, të rinjve dhe studentëve. Në një intervistë për News24, Murataj e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm qëndrese, duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë 90 ditëve të protestave. Murataj theksoi rëndësinë e mbështetjes nga diaspora, por tha se pjesëmarrja e intelektualëve, studentëve dhe të rinjve është edhe më e rëndësishme. Ai deklaroi se protesta, sipas tij, nuk duhet të shërbejë për interesa të një partie apo lideri politik, duke përmendur edhe Sali Berishën dhe Edi Ramën. “Shqiptarët kanë dalë në shesh për veten e tyre, jo për Ramën dhe Berishën”, tha Murataj. Ai u shpreh gjithashtu kundër protestave përpara selive të partive politike, duke argumentuar se fokusi duhet të jetë te kërkesat e qytetarëve. “90 ditë protestë, janë ditë qëndresë. Motivuese! Nga vetë emërtesa, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, aty kujtojmë ata që kanë sakrifikuar veten për atdheun. Ata që kanë qëndruar në 90 ditë janë heronj. Mbështetja e diasporës është e rëndësishme në 12 shtator, Por më rëndësi është mbështetja nga intelektualët, nga të rinjtë, studentët. Ndaj disave në shesh dhe mund të mos iu pëlqej, por vlen thirrja; Rama në burg, Berisha në burg. Berisha bën thirrje për mbështetje pa kushte, por tenton të kapë protestën. Por nuk do të arrijë dot. Tentativat kanë qenë që ditën e parë, por s’do ia harrojë kurrë. Tentakulat kanë qenë aty. Njerëzit duan që të shohin Sali Berishën dhe Edi Ramën para drejtësisë. Çerrat e Saliut dhe Ramës nuk ia kanë dalë dot ta kapin protestën. Por do të dalë e drejta legjitime e shqiptarëve për përfaqësim të një qeverisje më të mirë dhe një opozitë më të mirë. Çdo natë, përtej lajmeve fake, ka nëna me fëmijë. Shqiptarët kanë dalë në shesh për veten e tyre, jo për Ramën dhe Berishën. Jam kundër protestave para selive të partive. Pra para selisë së PS isha kundër. Sa i përket Ramës, ai mund të shkojë të bëjë mbledhje qeverie, grupi parlamentar edhe në hënë, te ata satelitët e tij. Të tërhiqi dhe Belindën apo Arbjanin. Të bëjë c’të dojë, vetëm mos të jetë më kryeministri i vendit, por të dalë para drejtësisë. Të ikë dhe në hënë. Shqiptarët duan të kenë një qeveri që nuk i vjedh. Një shtet dhe një drejtësi e demokraci që iu premtua nga 2-4 bastardë. Ata që kanë ngjyer gishtin, mos të çojnë ndërmend të bashkohen në bulevard.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Erjon murataj