Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë


Protesta qytetare kundër qeverisë shënon 90 ditë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike.

Protesta qytetare kundër qeverisë shënon 90 ditë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike. Një prej protestuesve u shpreh se qëllimi i lëvizjes është që e ardhmja e vendit të mos përcaktohet nga interesat politike, por nga qytetarët dhe brezat e ardhshëm. “Jemi të gjithë në shesh dhe luftojmë për dorëheqjen e Ramës dhe klasës së vjetër politike. Të mos ia lëmë Shqipërinë të tjerëve. Nuk është për t’u shitur, është e fëmijëve tanë që do ta lulëzojnë”, tha ajo. Protestuesja e cilësoi 90-ditëshin e protestave si një provë për qytetarët, duke theksuar se rrëzimi i një qeverie nuk mund të pritej që në ditën e parë. “Kjo që po kalojmë është një provë. Nuk e prisnim që ditën e parë të rrëzonim kryeministrin. Duhet të përballemi jo vetëm me sfidat, por edhe me sfidën e përballjes me njëri-tjetrin, me grupet dhe mendimet e ndryshme”, u shpreh ajo.

Sipas saj, pavarësisht dallimeve mes protestuesve, synimi duhet të jetë ndërtimi i një kauze më të madhe se interesat individuale.

“Mes dallimeve duhet të ndërtojmë diçka që është më e madhe se gjithkush prej nesh. Duhet të ndërtojmë besimin se bashkë mund të bëjmë diçka për Shqipërinë”, tha protestuesja.

Ajo e cilësoi sheshin dhe hapësirën e protestës si një vend ku qytetarët kanë mundësi të shprehen lirshëm.

“Për 90 ditë ky mikrofon është tempull i fjalës së lirë. Të gjithë po godasim sistemin me drejtime të ndryshme”, përfi ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb