Lajme Zone
Mbyti me tel babain e saj, dërgohet në gjyq 26-vjeçarja Ermalinda Rama, rrezikon nga 25 vite deri burg përjetë! Edhe nëna nën akuzë së fshehu vrasjen
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mbyti me tel babain e saj, dërgohet në gjyq 26-vjeçarja Ermalinda Rama, rrezikon nga 25 vite deri burg përjetë! Edhe nëna nën akuzë së fshehu vrasjen

Rama akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Pas krimit në banesë, vajza bashkë me të ëmën, tentuan ta inskenonin ngjarjen si aksident duke njoftuar policinë se ishte rrëzuar në tualet.

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim çështjen e Ermalinda Ramës, 26-vjeçares që vitin e kaluar vrau babanë e saj, Anesti Ramën, duke e mbytur me tel. Rama akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa nëna e saj, Valbona Rama për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Dënimi për 26-vjeçaren parashikon dënim nga 25 vite burg deri përjetë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 korrikut në Frashër të Patosit. Pas krimit në banesë, vajza bashkë me të ëmën, tentuan ta inskenonin ngjarjen si aksident. Ato u përpoqën ta vishnin viktimën si për varrim dhe më pas njoftuan policinë se ishte rrëzuar në tualet. LEXO EDHE:Fier/ 29 vjeçarja dhunoi edukatoren e kopështit se dyshonte se i kishte rrahur djalin 4-vjeçar, flet avokati: Akuzat nisën nga sanitarja, por ajo ndryshoi dëshminë! (VIDEO) Dyshimet për vrasje u vërtetuan nga ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët konstatuan shenjat e dhunës. Pasi e kishte mbytur, Ermalinda Rama e kishte dhunuar kufomën e të atit duke e shkelmuar në pjesët intime. Sipas së resë, ai ishte fanatik dhe e mbante të mbyllur, por ka mohuar të jetë ngacmuar seksualisht prej tij. Tri ditë pas ngjarjes, në pranga ra edhe Çlirim Dogani, një shofer 55-vjeçar autobusi dhe baba i dy fëmijëve pasi kishte krijuar një lidhje të fshehtë me Ermalinda Ramën. Megjithatë, ai mohoi përfshirjen në histori, ndonëse mendohet se ishte pikërisht kjo lidhje e së bijës që I kushtoi jetën Anesti Ramës. Dëshmitë e fqinjëve dhe të afërmve kanë konsistuar në probleme të zgjatura në kohë të familjes. Sipas tyre, viktima jetonte prej kohësh i veçuar, flinte në kuzhinë, ndërsa gruaja dhe vajza në dhomat e tjera të banesës njëkatëshe. Shpesh ai shfaqej me shenja në fytyrë, por nuk kishte treguar kurrë për dhunën. Familja ka dhe një vajzë më të rritur, e cila është e martuar. Sakaq, Anesti Rama punonte në një fermë blegtorale në Patos, ndërsa gruaja dhe vajza ishin të papuna. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Fier ermalinda rama anesti rama valbona rama vrasje Çlirim Dogani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13423 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?