Lajme Zone
Mbytet në plazhin e Velipojës 68-vjeçari nga Kosova
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mbytet në plazhin e Velipojës 68-vjeçari nga Kosova

Një 68-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Një 68-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det. Pavarësisht ndërhyrjes, 68-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.