Lajme Zone
Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova

20-vjeçari nga Kosova i cili humbi jetën kishte shkuar me disa shokë për t'u larë në liqenin e Komanit.

Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur ‘Breg Lumi’ në Fierzë. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ai ka qenë sëbashku me disa shokë duke u larë në liqen, para se të ndodhte ngjarja. LEXO edhe...Kosovë/ Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin, kryeministri Kurti takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë: Informacion paraprak-Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. R.Xh/ReportTv.al kosove liqeni i komanit fierze viktima Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2440 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?