Policia e Tiranës ka finalizuar sot një operacion antidrogë, duke identifikuar në total 52 persona, që shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e kryeqytetit. BalkanWeb ka siguruar foton e furnitorit, shtetasit Ferit Xhani. Ai është i njohur për policinë, pasi më herët ka pasur precedent penal për shpërndarje droge dhe plagosje. Ferit Xhani1
Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe Engrid Hënaj, ish-efektiv që është përjashtuar nga policia, pasi ishte kapur duke vjedhur, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Ish Polici1
Droga shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Korrierët në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: mbyten shkollat me droge

