Lajme Zone
Mbyllet me marshim tubimi kombëtar para Kryeministrisë, protestë nesër në Shkodër kundër ngritjes së Konsullatës serbe
PolitikëTop Channel

Mbyllet me marshim tubimi kombëtar para Kryeministrisë, protestë nesër në Shkodër kundër ngritjes së Konsullatës serbe

Kërkesa e protestës kombëtare në Tiranë ishte e njëjta, si 62 ditët e mëparshme, dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Kërkesa e protestës kombëtare në Tiranë ishte e njëjta, si 62 ditët e mëparshme, dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Në shesh u bashkuan edhe shqiptarë të diasporës, por fokusi ishte sërish reforma territoriale.

Mesazhe nga bulevardi kundër klasës politike u dhanë dhe nga diaspora, ndërsa njoftuan se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjes së konsullatës serbe në qytet.

Protesta kombëtare u mbyll si çdo natë tjetër, me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për t’u bashkuar sërish në shesh. Top Channel