Lajme Zone
Mbyllet edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër
KulturëReport TV

Mbyllet edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër

Me ndarjen e çmimeve dhe një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.

Një dialog muzikor që nis mes dy zërave, ndërthuret në një kanon plot ndjeshmëri dhe përfn në një emocion të përbashkët. Kështu u prezantua kënga “Nuk ngjallen historitë”, e cila rrëmbeu çmimin e parë të edicionit të 11-të të Festivalit “Luleborë”. E interpretuar nga Ea Zoga dhe Arseld Muça, me muzikë e orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit, krijimi spikati për ndërtimin muzikor dhe interpretimin e dyshes. LEXO edhe...Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, procesion në 10-vjetorin e lumturimit! Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishtërim të ri “Ia dedikoj gjithë publikut i cili më ka mbështetur jo vetëm këtë vit, por edhe tre vitet e kaluara. Është një kënaqësi shumë e madhe që jemi pjesë këtu dhe mbi të gjitha që fituam çmimin e parë.”, tha fituesja e çmimit të parë, Ea Zoga. Për Arseld Muçën, ky vlerësim është një tjetër hap në rrugëtimin artistik, ndërsa bashkëpunimin me Ean e konsideron një rikthim të bukur të një historie të suksesshme muzikore. “Çdo dalje në skenë është përgjegjësi e shtuar, emocion, por festivale si ‘Luleborë’ të afrojnë shumë me publikun shkodran. Ky kurorëzim është një vlerë shumë e shtuar për karrierën artistike të secilit prej nesh.”, tha Arseld Muça, fitues i çmimit të parë. Në vlerësimin e jurisë, kënga fituese solli një ndërthurje interesante të zhvillimit dramatik dhe atij muzikor, duke ruajtur njëkohësisht elemente të melodisë tradicionale shkodrane. “Ka një evoluim si material, si këngë. Fillon thjesht një duet, pastaj dy mendime futen në një alternativë që quhet kanon në muzikë. Është interesante, ka lëvizje dramatike, por edhe muzikore.”, tha Frederik Ndoci, anëtar i jurisë. Çmimi “Simon Gjoni”, për interpretuesin më të mirë të festivalit, iu akordua artistit të ri Ivan Tanushi. “Për mua ky çmim ka një rëndësi shumë të madhe. Është një çmim special që do ta mbaj gjithmonë kujtim në zemër.”, tha Ivan Tanushi, fitues i çmimit “Simon Gjoni”. Një prani e veçantë në këtë edicion ishte edhe këngëtarja nga India, Sara Payman, e cila përmes këngëve shqiptare ka ndërtuar një lidhje të fortë me gjuhën dhe kulturën tonë. Për të, interpretimi me orkestër live ishte një përvojë krejt ndryshe. “Në fillim këngët e vjetra shqiptare ishin një mënyrë për të mësuar më mirë gjuhën, por tani jam vërtet e dashuruar me to dhe dua t'i ndaj me gjithë botën.”, tha këngëtarja Sara Payman. Mbrëmja solli gjithashtu një moment nderimi për kompozitorin shkodran dhe drejtorin artistik të festivalit, Zef Çoba, në vlerësim të krijimtarisë së tij. Me 16 krijime të reja, të prezantuara më 5 dhe 6 nëntor në skenën e Teatrit “Migjeni”, edicioni i 11-të i “Luleborë” konfirmoi edhe një herë rolin e këtij festivali në ruajtjen dhe promovimin e këngës shkodrane e shqiptare. B.G/ReportTv.al festival festivali lulebore Shkoder Ea Zoga Arseld Muca Frederik Ndoci Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.8% Vota total: 1370 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?