Protestuesit kanë përfunduar me fjalimet e tyre para Kryeministrisë ku kanë kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tashmë protestuesit kanë vijuar me skenarin duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
Deri më tani protesta vijon e qetë pa tensione, në ndryshim nga mbrëmja e kaluar ku u shënuan disa përplasje me efektivët dhe pati disa persona të shoqëruar dhe arrestuar./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

