Lajme Zone
“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”/ Shehaj “shpërthen” në Kuvend: 10 policë e morën zvarrë për t’ju “mbrojtur” ju! “Blindoheni” këtu sepse keni frikë
PolitikëBalkanWeb

“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”/ Shehaj “shpërthen” në Kuvend: 10 policë e morën zvarrë për t’ju “mbrojtur” ju! “Blindoheni” këtu sepse keni frikë

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor policinë ndaj protestuesve, ndërsa sipas tij mbron me forcën e kartonëve ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë”, deklaroi Shehaj në Kuvend.

Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët. “Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh kreu i Partisë Mundësi.

Shehaj kritikoi gjithashtu mbështetjen e mazhorancës ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se qeveria po e mbron atë përmes shumicës parlamentare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb