Lajme Zone
Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve / TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë pas padisë nga SHBA
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve / TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë pas padisë nga SHBA

Rjeti social TikTok ka rënë dakord të paguajë një dëmshpërblim prej 400 milionë dollarësh pas arritjes së një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së (DOJ), lidhur me padinë e ngritur për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet.

Rjeti social TikTok ka rënë dakord të paguajë një dëmshpërblim prej 400 milionë dollarësh pas arritjes së një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së (DOJ), lidhur me padinë e ngritur për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet. Sipas deklaratës zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, kompania do të paguajë menjëherë 300 milionë dollarë, ndërsa 100 milionë dollarët e tjerë do të derdhen pas anulimit të një dekreti të mëparshëm të lidhur me Musical.ly, platformën e blerë nga ByteDance në vitin 2017 dhe e bashkuar më pas me TikTok-un. Padia e ngritur në vitin 2024 nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) pretendonte se TikTok kishte mbledhur të dhëna personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa lejen e prindërve, duke përfshirë edhe përdoruesit në “Modalitetin për Fëmijë”. Këto veprime përbëjnë shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në Internet (COPPA), i cili kërkon miratimin e verifikueshëm prindëror për mbledhjen e të dhënave. Prokurori i Përgjithshëm i Asociuar, Stanley Woodward Jr., e cilësoi këtë marrëveshje si një fitore të madhe për familjet amerikane. Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se TikTok ka ndërmarrë ndryshime rrënjësore në strukturë, menaxhim dhe kontrollet e sigurisë, duke rritur mbikëqyrjen prindërore dhe mbrojtjen për përdoruesit më të rinj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb