Lajme Zone
Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

Sot, në orën 11:30, në vilën qeveritare në Pogradec pritet të mblidhen 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Bëhet me dije se pjesë e diskutimeve do të jenë dokumenti “Besa” dhe një tjetër dokument i njohur si “Prania e Besës”, i dorëzuar grupit parlamentar socialist në fund të korrikut.

Rama Rama nis një seri takimesh me drejtuesit e PS-së dhe ministrat, me fokus riorganizimin e partisë e administratës, reformën territoriale dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, ndërsa në fillim të shtatorit pritet mbledhja e Asamblesë Socialiste, ku nuk përjashtohen ndryshime në qeveri. Kryeministri Edi Rama nis takimet politike në prag të sezonit të ri, duke mbledhur fillimisht drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët socialistë të komisioneve parlamentare, për të vijuar më 23 dhe 24 gusht me ministrat e kabinetit qeveritar.

Sot, në orën 11:30, në vilën qeveritare në Pogradec pritet të mblidhen 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Bëhet me dije se pjesë e diskutimeve do të jenë dokumenti “Besa” dhe një tjetër dokument i njohur si “Prania e Besës”, i dorëzuar grupit parlamentar socialist në fund të korrikut.

Takimet zhvillohen në një moment kur mazhoranca hyn në një fazë të re politike, me zgjedhjet vendore të vitit 2027 në horizont dhe me reformën territoriale mes çështjeve që pritet të marrin peshë në muajt e ardhshëm. Për PS-në, kjo periudhë lidhet jo vetëm me organizimin politik në qarqe, por edhe me përzgjedhjen e kandidatëve dhe konfigurimin e ardhshëm të pushtetit vendor.

Prania e 12 drejtuesve politikë të qarqeve e vendos territorin në një prej pikave kryesore të diskutimit. Reforma territoriale, matja e mbështetjes në nivel vendor dhe përgatitja e strukturave për zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë elementë të rëndësishëm të strategjisë së socialistëve.

Një tjetër çështje që merr rëndësi në këtë fazë është organizimi i administratës dhe institucioneve që menaxhojnë sektorë me peshë ekonomike, përfshirë pronën, tatimet, doganat, infrastrukturën, energjinë, licencat dhe prokurimet. Çdo ndryshim i organigramave apo rishpërndarje kompetencash në këto institucione do të përcaktojë edhe mënyrën se si do të funksionojë administrata gjatë pjesës së mbetur të mandatit.

Vëmendje të veçantë kërkojnë gjithashtu strukturat që administrojnë sigurinë, informacionin dhe të dhënat shtetërore. Policia, shërbimet inteligjente dhe sistemet dixhitale përbëjnë sektorë ku çdo riorganizim dhe përqendrim kompetencash ka ndikim përtej funksionimit të zakonshëm administrativ. Për këtë arsye, çdo reformë në këtë drejtim pritet të shihet edhe nga këndvështrimi i balancës institucionale dhe shkallës së centralizimit të vendimmarrjes.

Paralelisht, për Ramën mbetet me rëndësi ruajtja e kanaleve ndërkombëtare të qeverisë. Gjatë viteve në pushtet, kryeministri ka krijuar marrëdhënie me qeveri dhe liderë në Bruksel, Romë, Uashington, Ankara dhe kryeqytete të tjera. Pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në kabinet, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare mbeten një prej fushave ku Kryeministria ka mbajtur rol qendror. Katovica buzë liqenit të Ohrit

22 Gusht, 16:48 Më 23 dhe 24 gusht, diskutimi do të zhvendoset te qeveria. Ministrat pritet të raportojnë për punën e kryer deri më tani dhe të paraqesin objektivat dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Takimet zhvillohen gjithashtu në një klimë të ngarkuar politike. Hetimet dhe çështjet penale kanë përfshirë gjatë viteve zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme, ndërsa disa projekte dhe vendimmarrje të qeverisë janë përballur me protesta dhe kundërshtime publike. Edhe diskutimet për reformën territoriale kanë prodhuar debate mbi mënyrën se si duhet të riorganizohet pushteti vendor.

Në këtë kontekst, takimet në Pogradec mund të lexohen si pjesë e përgatitjes së mazhorancës për fazën e ardhshme të mandatit: organizimi politik në territor, funksionimi i administratës, përgatitja për zgjedhjet e vitit 2027 dhe koordinimi i qeverisë.

Pas takimeve në Pogradec, Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe Asamblenë e Partisë Socialiste. Ky forum ka shërbyer në raste të mëparshme edhe për komunikimin e ndryshimeve në përbërjen e qeverisë. Për këtë arsye, mbledhja e pritshme e Asamblesë merr rëndësi të veçantë në vijim të takimeve me drejtuesit politikë dhe ministrat, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të shoqërohet me vendimmarrje për organizimin e PS-së apo me ndryshime në kabinet. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ditmir Bushati godet modelin e Ramës: Të mirat publike u “privatizuan” nga një grusht njerëzish 22 Gusht 2026, 20:1220:12Politike Rama sulmon flotiljen që mbërriti për Sazanin: Revolucionarë të rrenave 22 Gusht 2026, 18:0218:02Politike Presidenti Begaj takim në provincën e Tarantos: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane 22 Gusht 2026, 16:2516:25Politike Edi Rama nis nesër “maratonën” 4 ditore në Pogradec 22 Gusht 2026, 15:0415:04Politike Nafta 220 lekë/litri, Berisha: Çmimi më i lartë në raport me pagat, shkak taksat e larta të qeverisë 22 Gusht 2026, 13:2813:28Politike PD kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend 22 Gusht 2026, 12:5812:58Politike