Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mblidhet qeveria, Rama nesër takim me ministrat e drejtuesit politikë (VIDEO)


Pasditen e të premtes kryesocialisti pritet të japë edhe udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, Besën dhe Praninë Besnike.

Pushimet për socialistët mbaruan. Këtë të enjte këshilli i Ministrave u mblodh në kryeministri, në një mbledhje që zgjati më shumë se 1 orë. Qeveria u mblodh një ditë para një takimi që kryeministri Edi Rama do të mbajë në selinë rozë, me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe. LEXO edhe...‘Agora’ e Berishës përballë ‘Pasqyrës’ së Ramës, Këshilli Kombëtar i PD prezanton sot platformën e re Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’ Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. SI.E./ReportTv.al pasqyre albania dokumenti prania besnike dokumenti BESA PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 3226 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?