Me debate ka nisur kjo seancë e kësaj të hëne. Ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi punimet e seancës dhe i dha fjalën deputetit të PS-së, Klevis Jahaj, nga salla u dëgjuan kundërshtime nga pala e PD-së.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u duk se nuk ishte dakord me nisjen e seancës, ndërsa nga ana tjetër vijonte mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Sipas tij po u ‘mohohet e drejta e marrjes pjesë në seancë e anëtarëve që janë në komision”.
Peleshi tha se këto dy agjenda nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se seanca mund të vijonte normalisht.
“Seanca parlamentare është më e rëndësishme se çdo mbledhje komisioni. Nuk mund ta zhvendosim seancën”, u shpreh ai. Top Channel

