Këshilli Bashkiak i Dimalit ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje emergjente, me në fokus miratimin për mosshkrirjen e bashkisë.
Në nisje të mbledhjes, raportohet se është lexuar relacioni i propozuar për bashkimin e bashkisë Dimal me atë të Beratit, ku arsyet e paraqitura përfshinin lidhjen historike e hershme mes zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e Spitalit në Berat.
Këshilltarët kanë dhënë argumentet e tyre kundër shkrirjes me Bashkinë Berat, duke përmendur ndikimin negative në ekonominë e zonës.
Bëhet me dije se pas përfundimit të diskutimeve, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë votuar “Pro” pavlefshmërisë së relacionit dhe “Pro” për moshkrirjen e Dimalit si bashki.
Kujtojmë se kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj ka deklaruar po ashtu se është kundër propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

