Lajme Zone
Mbledhja e PS-së në Pogradec – Takimi vijon prej 3 orësh, zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës për të vetët
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mbledhja e PS-së në Pogradec – Takimi vijon prej 3 orësh, zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës për të vetët

Vijon mbledhja e nisur rreth orës 11:30 në Pogradec, ku kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Vijon mbledhja e nisur rreth orës 11:30 në Pogradec, ku kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Pjesë e diskutimeve të para ka qenë dokumenti “Besa”, për të cilin të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren. Gjatë takimit, Rama është ndalur në mënyrë të veçantë te roli që duhet të ketë secili nga drejtuesit në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët e institucioneve lokale. Kreu i qeverisë u ka kërkuar të pranishmëve mendime dhe propozime se si mund të përmirësohet marrëdhënia dhe bashkëpunimi mes këtyre aktorëve në rang qarku. Takimi në Pogradec vijon me diskutime mbi organizimin e strukturave, ndërsa detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike pas përfundimit të punimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb