Lajme Zone
Mbivlerësimi i komanduar i trashëgimisë osmane në Shqipëri
PolitikëPamfleti

Mbivlerësimi i komanduar i trashëgimisë osmane në Shqipëri

Në komunitetin e Vlorës nuk ka asnjë konflikt, qoftë për ndonjë objekt osman, qoftë për muzeun hebraik. Të paktën nuk ka pasur asnjë reagim publik nga qytetarët që banojnë pranë zonës ku ndodhen këto objekte apo nga banorët e qytetit në përgjithësi.

Xhamia e Nazireshës / Qarqet pranë Ankarasë kundërshtojnë projektin e Muzeut Hebraik në emër të trashëgimisë arkitekturore, megjithëse në Vlorë nuk ka konflikt qytetar. Përplasja synon të ruajë ndikimin neo-osman në Shqipëri... Vendimi për hapjen e Muzeut Hebraik në Vlorë ka nervozuar qarqe politike në Turqi, të cilat, përmes levave të tyre mediatike në Shqipëri, po përpiqen të krijojnë një konflikt.

Në komunitetin e Vlorës nuk ka asnjë konflikt, qoftë për ndonjë objekt osman, qoftë për muzeun hebraik. Të paktën nuk ka pasur asnjë reagim publik nga qytetarët që banojnë pranë zonës ku ndodhen këto objekte apo nga banorët e qytetit në përgjithësi. Megjithatë, qarqe dhe media pranë Turqisë janë përpjekur prej kohësh ta pengojnë hapjen e Muzeut Hebraik në Vlorë. Ato nuk pasqyrojnë ndonjë shqetësim të banorëve, por sjellin në qytet një agjendë politike.

Kjo agjendë nuk paraqitet thjesht si përplasje për mënyrën e trajtimit të objekteve, por si konflikt kulturor. Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit. Njerëz të lidhur me qarqet e Erdoganit flasin shpesh për atë që e quajnë zbehje të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore osmane në Shqipëri.

Problemi duhet trajtuar përtej emocioneve. Në Shqipëri ekzistojnë mjaft objekte të trashëgimisë osmane, nga objektet e kultit dhe urat deri te disa ndërtesa publike.

Nëse këto objekte i kanë mbijetuar kohës, qeveritë e shtetit shqiptar nuk i kanë rrënuar për arsye politike.

Edhe gjatë komunizmit, tritoli ateist shkatërroi më shumë perla të trashëgimisë kulturore shqiptare, si Kisha e Dejës dhe objekte të tjera, sesa objekte të kultit osman. Shumë prej këtyre të fundit nuk ishin mirëfilli osmane, pasi u ndërtuan gjatë sundimit autonom të Kara Mahmud Pashë Bushatliut dhe Ali Pashë Tepelenës.

Hileja neo-osmane e Erdoganit erdhi përmes TIKA-s, një agjenci që financon restaurimin e objekteve osmane. Nëse veprimtaria e saj do të kufizohej vetëm këtu, do të kishim të bënim me të keqen më të vogël.

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, edhe pse ajo nuk përfaqëson një objekt osman në kuptimin politik të fjalës, por vetëm në arkitekturë, qëndron brenda kësaj logjike.

Një agjenci turke mund të ketë më shumë njohuri se shumë institucione të tjera për restaurimin e objekteve të ndërtuara sipas stilit të Perandorisë Osmane.

Restaurimi sipas modelit osman i objekteve autentike shqiptare, si Kalaja e Prezës dhe monumente të tjera, përbën një abuzim me kujtesën kombëtare.

As regjimi i Ahmet Zogut dhe as ai i Enver Hoxhës nuk e bënë këtë. Gjatë qeverisjes së Erdoganit, ky i fundit recitoi poezi panislamike nga një vatër e trashëgimisë shqiptare, si Kalaja e Prezës.

Këto ditë, qarqe të caktuara po sulmojnë ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, me pretendimin se projekti po dëmton trashëgiminë arkitekturore osmane.

Duke respektuar ndjenjat nostalgjike ndaj kubeve osmane, të cilat në territoret shqiptare nuk arrijnë as përmasat e qendrave të vogla urbane, pyetja është tjetër: përse një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet ta trajtojë arkitekturën osmane si një dogmë të paprekshme?

Shteti duhet të mbrojë objektet me vlerë kulturore, si xhamitë, hamamet dhe monumentet e tjera autentike. Nuk mund të trajtojë në të njëjtën mënyrë çdo shtëpi të vogël banimi vetëm sepse i përket periudhës osmane.

Çështja qëndron pikërisht këtu dhe ka natyrë politike. Çdo rinovim i hapësirës sonë që largon mbetjet pa vlerë të periudhës osmane dobëson simbolikën që Ankaraja kërkon të ruajë.

Përtej masakrës urbane në kryeqytet, debati për qerpiçët nuk ka qenë asnjëherë vetëm urbanistik. Ai ka qenë politik./Pamfletimbivlerësimi i trashëgimisë osmane shqipëria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture "Aktrimi ka qenë ëndrra ime”/ Reshat Arbana në lot: Nuk dal dot në kafe se të gjithë duan të rrinë me mua 4 Shtator 2026, 13:2613:26Kulture Telluride hap garën e Oscarëve me një film sekret dhe sfidën e inteligjencës artificiale 4 Shtator 2026, 13:1513:15Kulture Një liqen, një mal dhe firma “Adolf Hitler”: Çfarë tregon akuareli i vitit 1913 4 Shtator 2026, 08:5408:54Kulture Letrat e fundit të Oriana Fallacit me priftin e njohur: Më ndihmove të jetoja, tani më ndihmo të vdes 3 Shtator 2026, 13:2013:20Kulture Yjet pushtojnë tapetin e kuq në Venecia/ Nga Amal Clooney te Alessandra Ambrosio, ja paraqitjet që morën gjithë vëmendjen 3 Shtator 2026, 11:0511:05Kulture Një sezon i ri, një skenë plot jetë/ Shtatori vjen në TKOBAP me muzikë, balet dhe traditë 2 Shtator 2026, 15:2915:29Kulture