Parlamenti italian miratoi sot një ligj që mund t'u lejojë mijëra të burgosurve të varur nga droga ose alkooli të vuajnë dënimin në shtëpi, ndërsa ndjekin programe rehabilitimi. Masa synon të lehtësojë mbipopullimin në burgjet e vendit. Sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e të burgosurve Antigone, burgjet italiane funksionojnë me rreth 140% të kapacitetit të tyre. Bashkë me Francën, Italia ka një nga nivelet më të larta të mbipopullimit të burgjeve në Bashkimin Evropian. LEXO edhe...Itali/ 25 vjeçari shqiptar la trafikun e drogës për një punë në ndërtim, ish-bashkëpunëtorët i bëjnë atentat Ministri italian i Drejtësisë, Karlo Nordio, tha se ligji mund të përfshijë më shumë se 10 mijë të burgosur të varur nga droga, nga rreth 65 mijë persona që ndodhen aktualisht në burg. Sipas një dokumenti të Parlamentit, edhe rreth 3.700 të burgosur me probleme të varësisë nga alkooli mund të përfitojnë. Megjithatë, organizata Antigone vuri në dyshim këto vlerësime, duke theksuar se lirimi i të burgosurve varet nga disa kushte, ndërsa fondet e parashikuara në ligj do të mjaftonin për më pak se 600 vende në komunitetet e rehabilitimit. Kryeministrja Giorgia Melonit, qeveria e së cilës ka mbajtur përgjithësisht një qëndrim të ashpër ndaj rendit dhe sigurisë, e quajti projektligjin "një fitore në shumë drejtime", duke thënë se ai do të ulë presionin mbi burgjet dhe do t'i ndihmojë personat me varësi të largohen nga krimi. Qeveria e saj kishte premtuar vitin e kaluar hapjen e 15 mijë vendeve të reja në burgje, por këto ambiente ende nuk janë ndërtuar. Sipas Reuters, reforma e sistemit penitenciar është një çështje politikisht e ndjeshme për Melonin përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Futuro Nacionale e kritikon atë dhe aleatët e saj se po tregohen shumë të butë ndaj krimit dhe emigracionit. Partia, e themeluar këtë vit nga ish-gjenerali Roberto Vanacci, po fiton mbështetje në sondazhe dhe votoi kundër ligjit. U.D/ReportTv.al giorgia meloni itali burgjet Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8758 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
