Tirana në kaos Trafik i bllokuar, gaz lotsjellës, tym, flakë dhe përplasje me gurë në rrugët e Tiranës. Protesta që nisi përpara Ministrisë së Arsimit është përhapur në disa zona të kryeqytetit pas ndërhyrjeve të policisë. Aktualisht, tensionet janë përqendruar te Ushtari i Panjohur dhe zona e 9-katësheve, ku vijojnë zjarret dhe përplasjet. Prej rreth 8 orësh, Tirana po përjeton një situatë të tensionuar, me trafik të bllokuar, rrugë të mbuluara nga tymi dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ajo që nisi rreth orës 14:00 si një protestë studentore përpara Ministrisë së Arsimit, është shndërruar gjatë pasdites dhe mbrëmjes në një seri përplasjesh në disa zona të kryeqytetit.
Pas tensioneve të para pranë Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Por ndërhyrjet nuk i dhanë fund tubimit. Përkundrazi, turma u shpërnda në grupe, të cilat u zhvendosën në rrugë dhe zona të ndryshme të Tiranës.
Fillimisht, tensionet u përqendruan në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”, ku u ndezën disa vatra zjarri dhe u regjistruan përplasje me policinë. Tymi mbuloi zonën, ndërsa qarkullimi i automjeteve u vështirësua ndjeshëm.
Më pas, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Bashkisë së Tiranës. Një grup të rinjsh me fytyra të mbuluara arritën të hapnin derën dhe të hynin në hollin e institucionit, përpara se policia të ndërhynte me gaz lotsjellës për t'i larguar.
Gjatë incidenteve u hodhën sende të forta, u thyen xhamat e Bashkisë dhe të disa ministrive përreth, ndërsa nga brenda godinës së Bashkisë u publikuan edhe pamje të një vatre zjarri.
Përplasjet vijuan më tej në Sheshin Skënderbej dhe në segmentin drejt Bulevardit Zogu I, ku grupe protestuesish u përballën sërish me policinë mes hedhjes së gurëve dhe përdorimit të gazit lotsjellës.
Aktualisht, situata më e tensionuar paraqitet në zonën e Ushtarit të Panjohur dhe te 9-katëshet, ku janë ndezur zjarre, rrugët janë mbuluar nga tymi dhe vijojnë hedhjet e gurëve. Po ashtu tym e flakë ka dhe te zona e Pazarit të Ri. Zhvendosja e vazhdueshme e protestuesve nga një zonë në tjetrën ka vështirësuar qarkullimin në kryeqytet, duke sjellë bllokime trafiku dhe ndërprerje të lëvizjes në disa akse.
Zhvillimet e sotme shënojnë një përshkallëzim të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore përpara Kryeministrisë.
Ndërsa policia vijon ndërhyrjet për shpërndarjen e grupeve të protestuesve, situata mbetet në zhvillim, me tensione të përhapura në disa pika të qendrës së Tiranës.protest tirana 1 Komente P Popull 13 Tetor 2026, 22:00 Jeni heronj. Ju admiroj. Para rini, ti do ta trashegosh Shqiperine jo qelbesirat e kopilat e bllokut bashke me çofot. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta në Tiranë, Demokratët Europianë thirrje Ramës: Zbrit nga kulla e fildishtë, dëgjo studentët 13 Tetor 2026, 21:0821:08Aktualitet Pamjet nga brenda Bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën (Video) 13 Tetor 2026, 21:0021:00Aktualitet Protesta zhvendoset te zona e “9-katësheve”, digjen kosha dhe bllokohet trafiku 13 Tetor 2026, 20:5520:55Aktualitet Gurë, flakë dhe gaz lotsjellës, tensionet pushtojnë qendrën e Tiranës! 13 Tetor 2026, 20:4220:42Aktualitet Video/ Agravon protesta, disa të rinj thyejnë derën dhe futen te Bashkia e Tiranës 13 Tetor 2026, 20:2120:21Aktualitet Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes zonat e konfliktit 13 Tetor 2026, 20:1920:19Aktualitet

