Lajme Zone
Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj në gjyq! Koncertet s’justifikojnë miliona, evazion në vitet 2023-2024
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj në gjyq! Koncertet s’justifikojnë miliona, evazion në vitet 2023-2024

Mbi 6 milionë lekë detyrime tatimore të shmangura u konstatuar nga Prokuroria e Tiranës në hetimin ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj, e cila tashmë është dërguar në gjyq. Shumat lidhen me vitet 2023 dhe 2024, për të cilat hetimet zbuluan depozitime parash CASH dhe transaksione me pasuri të paluajtshme, të pajustifikuara nga të ardhurat e deklaruara.

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është marrë e pandehur dhe do të përballet në gjyq për akuzën e fshehjes së të ardhurave, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore në një vlerë totale prej më shumë se 6 milionë lekësh. Prokuroria e Tiranës përfi hetimet dhe vendosi të dërgojë çështjen për gjykim, duke e akuzuar këngëtaren për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë. Prokuroria i referohet me emrin Xhensila Kallaku, për shkak se këngëtarja më herët ka mbajtur mbiemrin e ish-bashkëshortit, Bes Kallaku, pasi hetimet nisën në vitin 2024. Nga verifikimet e kryera dhe analizimi i dokumentacionit financiar, organi i akuzës konstatoi dyshime për mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara nga këngëtarja dhe lëvizjeve të saj financiare. LEXO EDHE:U plagos në sy në protestë, Prokuroria e Tiranës thërret Erjon Vishkullin për të dëshmuar në 25 nëntor Në fokus të hetimit ishin transaksionet e kryera me pasuri të paluajtshme, depozitimet e shumave të konsiderueshme të parave CASH, të cilat sipas prokurorisë nuk justifikoheshin nga të ardhurat e deklaruara, si dhe tërheqjet e konsiderueshme të parave, për të cilat nuk kishte informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar depozitimet në para fizike, Myrtezaj ka dorëzuar një deklaratë me shkrim, ku ka pretenduar se të ardhurat ishin siguruar nga koncertet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, sipas prokurorisë, dokumentacioni i paraqitur i justifikonte këto të ardhura vetëm pjesërisht. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria i është referuar edhe një akti ekspertimi kontabël, përmes të cilit është përllogaritur shuma e detyrimeve tatimore të shmangura. Për vitin 2023, këngëtarja dyshohet se shmangu pagesën e 2 milionë e 417 mijë e 311 lekëve në detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024, shuma e përllogaritur nga eksperti arrin në 3 milionë e 658 mijë e 210 lekë. Në total, për të dy vitet, detyrimet tatimore të shmangura sipas ekspertimit kapin vlerën e 6 milionë e 75 mijë e 521 lekëve. Sipas organit të akuzës, secili prej këtyre viteve përbën një rast më vete të shkeljes, pasi veprimet u kryen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh / Xh.K R.Xh Shqiptarja.com TAG: evazion fiskal prokuroria e tiranes xhensila myrtezaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.6% Protesta 22.7% Asnjëra 5.7% Vota total: 1451 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?