Lajme Zone
Mbështetja për fermerët shqiptarë mbetet në vendnumëro
EkonomiJOQ Albania

Mbështetja për fermerët shqiptarë mbetet në vendnumëro

Mbështetja direkte nga buxheti për fermerët pritet të mbetet pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të ardhshme, pavarësisht rritjes së fondeve për zhvillimin rural. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 të Ministrisë së Bujqësisë, fondet për masat mbështetëse parashikohen në rreth 5.23 miliardë lekë në vitin 2027, nga 5.2 miliardë lekë këtë vit. Në vitin 2028 fondi pritet të ulet lehtë në 5.21 miliardë lekë, ndërsa në 2029 të rritet në rreth 5.42 miliardë lekë.

Rritja e fondeve gjatë periudhës 2027-2029 do të jetë rreth 190 milionë lekë, ose 3.6%, ndërsa numri i përfituesve pritet të rritet me rreth 5.2%. Për vitin 2027 parashikohen rreth 72,250 përfitues nga skemat mbështetëse, 75 mijë në vitin 2028 dhe 76 mijë në vitin 2029. Kjo do të thotë se fondet në dispozicion për fermerët rriten më ngadalë se numri i përfituesve.

Ndërkohë, buxheti i programit “Zhvillimi Rural” pritet të rritet ndjeshëm, nga rreth 8.31 miliardë lekë në vitin 2027 në 9.71 miliardë lekë në 2028 dhe 10.55 miliardë lekë në 2029. Pjesa kryesore e kësaj rritjeje lidhet me shpenzimet kapitale, të cilat parashikohet të rriten nga 2.3 miliardë lekë në 2027 në rreth 4.36 miliardë lekë në 2029, ose afro 89%. Të dhënat tregojnë se zgjerimi i buxhetit për zhvillimin rural do të përqendrohet kryesisht te investimet, ndërsa mbështetja direkte për fermerët mbetet në nivele pothuajse të pandryshuara.