Lajme Zone
Atentati me 10 kg eksploziv në Lefkadë, mes tetë të arrestuarve edhe shqiptari
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me 10 kg eksploziv në Lefkadë, mes tetë të arrestuarve edhe shqiptari

Policia greke ka zbardhur një atentat të planifikuar ndaj një biznesmeni greko-amerikan në ishullin e Lefkadës, duke arrestuar gjashtë persona, ndërsa në dosjen hetimore janë përfshirë edhe dy të burgosur, të dyshuar si organizatorët e sulmit. Ngjarja daton në janar 2026, kur pranë vilës së biznesmenit, në zonën e Agiofyllit, u vendos një pajisje shpërthyese me rreth 10 kilogramë dinamit xhelatinoz dhe fitil me djegie të ngadaltë. Eksplozivi u zbulua nga kujdestari i banesës para se të shpërthente, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Sipas hetimeve, urdhri për atentatin dyshohet se është dhënë nga burgu i Malandrinos. Të dyshuar si organizatorë janë identifikuar 46-vjeçari shqiptar Mikel Selimaj, nga Vlora, dhe 31-vjeçari grek Evstratios Nousis, të cilët dyshohet se kanë komunikuar nga burgu me gjashtë bashkëpunëtorë jashtë tij. Selimaj ndodhet në burg që prej majit 2025, pasi akuzohet për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina, ndërsa ka edhe precedentë për drogë, vjedhje dhe grabitje. Nousis, me precedentë penalë që prej vitit 2015, dyshohet se në janar ka plagosur brenda burgut një 46-vjeçar nga Gjirokastra. Gjashtë të arrestuarit akuzohen për formim bande dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe lëndët eksplozive; mes tyre është edhe një grua.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu një tjetër sulm ndaj të njëjtit biznesmen, i cili në maj dyshohet se ishte shënjestruar në një atentat me armë zjarri në Voula. Autorët e këtij sulmi ende nuk janë identifikuar, ndërsa motivi i atentatit me eksploziv mbetet i paqartë. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e secilit prej të dyshuarve dhe për të zbuluar nëse sulmet lidhen me një konflikt të veçantë apo me veprimtari më të gjerë kriminale.