Kanë mbërritur drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama në rezidencën qeveritare në Pogradec. I pari që ka mbërritur është drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, Enea Karakaçi. Ndërkohë, rreth orës 09:45, kryeministri Rama është larguar nga rezidenca qeveritare dhe është drejtuar për në Tushemisht, ku ka zhvilluar kafen e mëngjesit me bashkëpunëtorë. Rreth ores 11:20 ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama teksa pritet të nis dhe takimi.
