Lajme Zone
Mbappé poston gabimisht të dashurën në Instagram dhe e fshin menjëherë
SportReport TV

Mbappé poston gabimisht të dashurën në Instagram dhe e fshin menjëherë

Ekziston mundësia që futbollisti të ketë dashur ta publikonte foton vetëm për listën e tij të “miqve të ngushtë” në Instagram, por gabimisht ajo u bë e dukshme për të gjithë ndjekësit përpara se të fshihej

Kylian Mbappé është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për një postim misterioz në Instagram që u fshi vetëm pak sekonda pasi u publikua. Sulmuesi i Real Madridit publikoi një “story” ku shfaqej aktorja spanjolle Ester Expósito e veshur me fanellën e Kombëtares së Francës me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit. Edhe pse postimi u hoq menjëherë, disa ndjekës arritën ta fotografonin dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. LEXO edhe...Botërori 2026/ ‘Tre Luanët’ marrin rezultatin më të mirë pas 60 vitesh, Anglia mposht 4-6 Francën në ‘finalen e vogël’! Mbappe realizon dy gola historikë Sipas influencerit Javi Hoyos, fotoja u publikua rreth orës 05:30 të mëngjesit, menjëherë pas humbjes së Francës ndaj Anglisë. “Postimi zgjati vetëm disa sekonda”, shprehet Hoyos, duke shtuar se më pas përdoruesit që tentonin ta hapnin shihnin njoftimin se ajo nuk ishte më e disponueshme. Sipas Hoyos, ekziston mundësia që futbollisti të ketë dashur ta publikonte foton vetëm për listën e tij të “Miqve të Ngushtë” në Instagram, por gabimisht ajo u bë e dukshme për të gjithë ndjekësit përpara se të fshihej. Deri më tani, as Kylian Mbappé dhe as Ester Expósito nuk kanë reaguar publikisht për këtë episod apo për zërat që kanë nisur të qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme mes tyre. Fotoja e postuar nga Kylian Mbappé Xh.K/ReportTv.al Kylian Mbappe Ester Expósito Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 57.8% Argjentina 37.1% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2095 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?