Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Dallas, në një ndeshje që ka një domethënie të veçantë për Kylian Mbappe-në.
Sulmuesi francez ka luajtur katër herë kundër Spanjës, duke regjistruar një fitore dhe tri humbje. Fitorja e vetme erdhi më 10 tetor 2021 në finalen e Ligës së Kombeve, kur Franca fitoi 2-1 dhe Mbappe shënoi golin vendimtar në minutën e 80-të.
Në përballjet ndaj “La Roja”-s, ai ka realizuar dy gola në 269 minuta lojë. Nga 15 humbjet e Mbappe-së me Francën nën drejtimin e Didier Deschamps, tri kanë ardhur pikërisht kundër Spanjës. Sulmuesi 27-vjeçar i Real Madrid-it numëron 64 gola në 104 ndeshje me kombëtaren franceze.
Në Euro 2024, Franca u eliminua nga Spanja me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale, pas golave të Lamine Yamal dhe Dani Olmo. Tashmë, Mbappe dhe Franca synojnë të sigurojnë finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

