Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë fjalën në Kuvend gjatë diskutimeve për ndarjen e re territoriale.
Korreshi e nisi fjalën e tij me deklaratat e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku për të cilin tha se flet për shërbimet e Lushnjës pa shkuar në këtë qytet.
Ndër të tjera tha se banorët e Lushnjes dhe Divjakës janë kundër shkrirjes së bashkive me njera-tjetrën. “Kjo është reformë “Bir selmani nënës kë të qaj më parë, detin që do më vijë afër apo liqenin që më kanë tharë”. Gëzon kryetarja se na ka ardh deti në derë të bashkisë, ndërkohë gjatë tranzicionit na u tha liqeni. Mazniku simpatiku që nuk di fare ku bie Lushnja, na dha mendime të forta dhe të jashtëzakonshme se kishte shërbime urbane bashkia e Lushnjes. Siç ofrohet shërbimi i zjarrfikëses me qenef.
Ofron shërbime bashkia e Lushnjes që i ka kanalet pa pastruar po do të ndrisë bujqësinë e Divjakës. Ku të lënë patronazhistët tuaj të ngrihen rrogat për të tjerët. Ato tuajt nuk e dinë se në çfarë ndërmarrje marrin rrogën. Se kur zbret SPAK shkojnë pyesin drejtorët e bankës shikoni nga më vjen rroga. A keni guxim ju që ju keni marrë votat të dilni para qytetarëve se do t’i hiqni bashkinë? Sot banorët e Divjakës ishin aty se nuk duan bashkimin me Divjakën. Keni futur urrejtjen mes Lushnjes dhe Divjakës se nuk e do asnjëri bashkimin. Çfarë shërbimi thoni kur njësitë administrative janë si hale. A e patë në çfarë deregjeje ishte emergjenca civile e Lushnjës?”, tha Korreshi ndër të tjera. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

