Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Poliçan. Fillimisht,në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Poliçan,Mimoza Lulaj,ka qenë kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj,ai që pasi ka argumetuar se asnjë nga pikat e propozuara në relacionin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë Poliçan nuk qëndron,ka deklaruar se “Do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”. Zotkaj ka theksuar në fjalën e tij se,ndarja dhe bashkimi i një bashkie bëhet vetëm me pëlqimin e komunitetit dhe komuniteti është kundër.
Ai ka theksuar se,bashkia Poliçan duhet të jetë bashki pasi aktualisht ka 318 biznese që lulëzojnë çdo ditë e më tepër,ka turizëm malor dhe industrial,ka implementuar projekte për rininë,moshën e tretë etj dhe për miratimin për shkritjen e saj janë përdorur dy standarte.
Më pas, këshilltarët u njohën me raportin e Komisionit e ngritur nga Këshilli Bashkiak për kryerjen e dëgjesave publike me qytetarët,ku shprehej indinjata e tyre të thellë për këtë propozim të qeverisë,që e cilësojnë absurd dhe të padrejtë.
Pasi përfunduan edhe diskutiimet e këshilltarëve bashkiak, të gjithë Këshilltarët (15) konfirmuan “dorëheqjen” e tyre,në rast se votohet në Parlament shkrirja e bashkisë Poliçan.Në përfundim të mbledhjes,u kalua në votim dhe me votat e 15 anëtarëve të Këshillit Bashkiak u votua “Kundër” projekt-ligjit për Ndarjen Administrative Territoriale,që propozon shkrirjen e bashkisë Poliçan dhe bashkimin me Beratin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

