Maturantët në të gjithë vendin plotësojnë sot formularin A2, në portalin U-Albania për aplikimin në universitete. Të rinjtë do të shënojnë deri në 10 degë të preferuara për të vijuar studimet e larta. Fillimisht, maturantët duhet të paguajnë 2 mijë lekë në një bankë të nivelit të dytë për aplikimin. Për herë të parë, këtë vit fatura do të mund të ngarkohet online në platformën UALBANIA. LEXO edhe...Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat Deri më tani, universitetet kanë propozuar 60 programe të reja studimi, të cilat do të jenë pjesë e ofertës akademike për vitin e ri. Megjithatë për degët më të kërkuara konkurrenca mbetet e lartë dhe kuotat mund të plotësohen që në fazën e parë të pranimeve. Pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse, çdo maturant ka të drejtën e çregjistrimit për 2 ditë rresht në fund të çdo raundi. Procesi i aplikimit mbyllet pas 6 ditësh, më 1 gusht. P.J/ReportTv.al ministria e arsimit matura 2026 universitete u albania Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 29.8% Nuk e di 7.1% Vota total: 4514 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

