Lajme Zone
Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' drejt transformimit të plotë, ministrja Spahiu: Investime edhe në Fier e Shkodër me Buxhetin 2027
PolitikëReport TV

Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' drejt transformimit të plotë, ministrja Spahiu: Investime edhe në Fier e Shkodër me Buxhetin 2027

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka përfunduar faza e parë e investimit, me ndërtimin e një godine të re prej rreth 6 mijë metrash katrorë, e cila ka 7 salla operacioni dhe 6 salla lindjeje. Me këtë investim, kapaciteti i spitalit është rritur nga 260 në 360 shtretër.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar sot maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ku po vijojnë punimet për rikonstruksionin dhe modernizimin e kompleksit spitalor. Gjatë vizitës, Spahiu bëri të ditur se me Buxhetin 2027 janë parashikuar investime edhe në maternitetet e Fierit dhe Shkodrës. “Shëndeti i gruas, nënës dhe fëmijës në qendër të politikave tona shëndetësore”, shkroi ministrja në një postim në rrjetet sociale. LEXO edhe...Ndryshojnë rregullat për profesionistët e rinj të shëndetësisë, pas praktikës kalojnë direkt në Provimin e Shtetit, ja procedura që hiqet (VIDEO) Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka përfunduar faza e parë e investimit, me ndërtimin e një godine të re prej rreth 6 mijë metrash katrorë, e cila ka 7 salla operacioni dhe 6 salla lindjeje. Me këtë investim, kapaciteti i spitalit është rritur nga 260 në 360 shtretër. Aktualisht po punohet për fazën e dytë, që përfshin rikonstruksionin dhe përforcimin e godinës historike të Obstetrikës, rinovimin e fasadës së Gjinekologjisë dhe sistemimin e ambienteve të jashtme. Në këtë fazë është parashikuar edhe riorganizimi i Reanimacionit Neonatal, i shërbimit të kujdesit për gratë pas lindjes dhe i farmacisë spitalore. Ndërkohë, faza e tretë do të përmbyllë punimet në të gjithë kompleksin spitalor. Sipas ministres, investimet e parashikuara në Buxhetin 2027 do të shtrihen edhe në maternitetet e Fierit dhe Shkodrës, me synimin për të përmirësuar kushtet dhe shërbimet për nënat dhe të porsalindurit. U.D/ReportTv.al Klodiana Spahiu mbreteresha geraldine maternitet materniteti Mbreteresha Geraldine tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3570 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?