Lajme Zone
Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, çfarë iu zbulua gjatë 2016-ës të resë turke që u arrestua në Rinas
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, çfarë iu zbulua gjatë 2016-ës të resë turke që u arrestua në Rinas

Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e 32-vjeçare, Julide Yazici, e cila u arrestua në Rinas, pasi rezulton e dënuar me burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e 32-vjeçare, Julide Yazici, e cila u arrestua në Rinas, pasi rezulton e dënuar me burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste. PKK/KCK është parti komuniste kurde dhe 32-vjeçarja është anëtare e grupit të rinisë studentore.

Pas demonstratave në Stamboll, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vitin 2016 iu bë kontroll në banesën e saj me qira, ku autoritetet gjetën 6 bateri dhe katër kuti.

Gjithashtu në dosje, tregohet se gjatë këqyrjeve në një makinë që kishte sjellë materiale në demonstratën e Stambollit u gjetën shenjat e gishtërinjve të Julide Yazici.

Bashkë me të janë gjykuar një grup studentësh dhe e reja është dëbuar në mungesë sepse u largua në Francë dhe mori azil politik.

Në këtë demonstratë nuk ka patur të dëmtuar, teksa është konsideruar një demonstratë studentësh për të drejtat e kurdëve.

32-vjeçarja përfaqësohet nga dy avokatë, shqiptarin Artan Shllaku, dhe avokatin turk Vedat Ajakac.

Rezulton se Julide Yazici ka qenë me pushime në Shqipëri edhe vitin e kaluar. FOTO/ Nga protestat kundër Erdogan te azili politik në Francë, kush është 32-vjeçarja turke e arrestuar për lidhje me organizatë terroriste, sot gjyq në Shqipëri

Aktualitet Top Channel