Lajme Zone
'Masterclass i diplomacisë' reagimi i Shqipërisë pas deklaratave të Zelensky-t dhe Vuçiçit për Kosovën merr jehonë ndërkombëtare
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Masterclass i diplomacisë' reagimi i Shqipërisë pas deklaratave të Zelensky-t dhe Vuçiçit për Kosovën merr jehonë ndërkombëtare

Nga Jerevani në Londër, reagimi i Shqipërisë ndaj deklaratave të Volodymyr Zelensky dhe Aleksandër Vuçiçit për Kosovën ka marrë vlerësime nga politikanë e analistë në rrjetin social X.

“Masterklas i diplomacisë”. Kështu e kanë cilësuar analistë dhe politikanë të huaj reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Beograd se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Në rrjetin social X, deklarata e Tiranës është ripublikuar dhe komentuar nga disa figura të njohura, të cilat kanë vlerësuar mënyrën se si u formulua qëndrimi i Shqipwrisë edhe nw rastin e idesë së Aleksandwr Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër qw ka shkaktuar një pwrplasje të fortë në rrjet mes Beogradit dhe Tiranës. Në reagimin e saj pas vizitës së Zelensky-t në Beograd, Ministria e Jashtme theksoi të dielën se “çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese”. LEXO EDHE:Analiza: Ideja e Vuçiç për Ibrin, kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën? Mes atyre që e komentuan ishte Sossi Tatikyan, drejtoreshë e Qendrës së Jerevanit për Politikat e Jashtme, e cila shkroi në X: “Një masterklas i diplomacisë. Kështu mund të shprehet qëndrimi mbi një çështje të ndjeshme dhe të diskutueshme”. Masterclass of diplomacy.This is how expressing a position on a sensitive and controversial issue can be done. — Sossi Tatikyan (@STatikyan) August 9, 2026Edhe analisti Volodymyr Tretyak ripublikoi deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar atë “një deklaratë tejet solide”. Sipas komenteve të publikuara në X, qasje të tilla janë të nevojshme për trajtimin e çështjeve të ndjeshme në rajon. Very solid statement ? — Volodymyr Tretyak ?? (@VolodyaTretyak) August 10, 2026Reagimit të Shqipërisë i kushtoi vëmendje edhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ripublikoi deklaratën e kryeministrit Rama në llogarinë e saj në X dhe shkroi: “Kjo është diplomaci”. This is diplomacy. — Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 11, 2026Reagimi i Tiranës erdhi pasi Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, deklaroi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në përgjigje, Tirana zyrtare theksoi se nuk mund të hiqet asnjë paralele mes rastit të Kosovës dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, duke i cilësuar ato dy realitete krejtësisht të ndryshme. U.D/Shqiptarja.com TAG: aleksander vucic Volodymyr Zelensky edi rama Ferit Hoxha Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.6% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2437 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?