Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Maskohen si shqiponja diaspore’- Balla publikon foto të 2 protestuesve: Janë arrestuar me 11 mijë doza drogë, prandaj janë kundër Edi Ramës!


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe identitetet e 2 protestuesve, për të cilët tha se janë të arrestuar nga Policia për drogë. Balla shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët sipas tij kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen në Tiranë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe identitetet e 2 protestuesve, për të cilët tha se janë të arrestuar nga Policia për drogë. Balla shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët sipas tij kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër Qeverisë. LEXO edhe...Mero Baze: Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme Balla tha se 2 protestuesit në fjalë janë arrestuar për 11 mijë doza drogë, teksa shtoi se në protestat që po zhvillohen në Tiranë marrin pjesë ‘sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina e Tetova’, që sipas tij maskohen si ‘shqiponja diaspore’. “Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkruan Taulant Balla në postimin e tij. R.Xh/ReportTv.al Tirane besnik mujeci Egzon Azemi edi rama protestat kunder qeverise taulant balla Komento Komente liri: 09/07/2026 02:08 KUR I PASKENI ARRESTUAR PER 11 MIJE SASI DROGE..PSE I KENI LIRUAR,..ATA DUHEJ TE ISHIN 20 VJET NE BURG... Përgjigju Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11287 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?