Lajme Zone
“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, ndërsa ka deklaruar se bizneset e dëmtuara gjatë protestave në Tiranë do të dëmshpërblehen. Sipas tij, personat që fshihen pas maskave dhe përfshihen në akte dhune përfaqësojnë një rrezik për rendin publik.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, ndërsa ka deklaruar se bizneset e dëmtuara gjatë protestave në Tiranë do të dëmshpërblehen.

Sipas tij, personat që fshihen pas maskave dhe përfshihen në akte dhune përfaqësojnë një rrezik për rendin publik.

Në reagimin e tij pas përplasjeve të mbrëmshme në kryeqytet, Rama akuzoi Partinë Demokratike se ka kaluar nga prapavija në organizimin e drejtpërdrejtë të asaj që ai e cilësoi si dhunë urbane.

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku PD doli nga prapavija në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe katër burimet e kësaj flame antidemokratike”, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria synon të ndërmarrë masa të reja ligjore për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të dhunshme dhe për të mbrojtur qytetarët e bizneset nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin “Për tubimet”, një Regjistër Elektronik i Posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në Kodin e Etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Instrumenti i parë: Akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershme të biznesit të vogël.

Ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarri.

Me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjëlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë – në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 mijë euro.

Kështu bizneset të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre, bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite proceset gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre.

Nga ana tjetër ata që u përfshinë në këto akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset, e për të cilët gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara.

Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet