Călin Georgescu, ish-kandidat për president i Rumanisë, është ndaluar nga prokurorët rumunë dhe është vënë nën hetim për mashtrim dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas autoriteteve, ai do të mbahet i ndaluar për 24 orë. Sipas prokurorisë DIICOT, Georgescu dhe dy persona të tjerë dyshohet se bindën një biznesmen rumun t'u transferonte mbi 1.1 milionë euro, duke i premtuar se mund t'i siguronin një linjë financimi nga një institucion i huaj me vlerë deri në 15 milionë euro për zgjerimin e biznesit të tij. LEXO edhe...Fikën dritat e makinës dhe i dhanë gaz, sfida e Tiktokut u merr jetën dy adoleshentëve në Rumani Hetuesit thonë se të dyshuarit paraqiteshin si biznesmenë të suksesshëm dhe drejtues kompanish të huaja, të gatshëm të jepnin kredi në këmbim të garancive financiare. Sipas prokurorëve, në këtë mënyrë viktima transferoi fillimisht më shumë se 1 milion euro dhe më pas edhe 100 mijë euro të tjera. Georgescu u ndalua të hënën nga policia dhe prokurorët e DIICOT, ndërsa në banesën e tij u kryen kontrolle. Jashtë selisë së prokurorisë u mblodhën edhe mbështetës të tij, të cilët kërkuan lirimin e tij. Politikani është përballur edhe më parë me procese të tjera gjyqësore. Ai u bë i njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, raundi i parë i të cilave u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisë pas pretendimeve për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Georgescu i ka mohuar akuzat ndaj tij. U.D/ReportTv.al calin georgescu Rumani Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6381 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

