Lajme Zone
Mashtrimi “Pasqyrë Albania” i Edi Ramës që mban firmën e 'Lovable'
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Mashtrimi “Pasqyrë Albania” i Edi Ramës që mban firmën e 'Lovable'

Premtimi është spektakolar nga Rama pasi çdo qytetar do të mund të ndjekë në kohë reale ankesat dhe kërkesat e tij, të shohë investimet publike, të informohet për vendimmarrjen e institucioneve dhe të komunikojë drejtpërdrejt me administratën.

Inovacioni nuk matet me emrin e platformës, me logon apo me fjalët e Kryeministrit. Matet me shërbimin që merr qytetari, me transparencën e parave publike dhe me përgjegjësinë që mban administrata.Dhe pikërisht këto janë provat që “Pasqyrë Albania” duhet të kalojë, përpara se Rama ta shpallë një tjetër mrekulli të dixhitalizimit shqiptar. Edi Rama Edi Rama ka zgjedhur sërish teknologjinë si instrument për të mbuluar problemet e vjetra të administratës. Pas pakënaqësisë qytetare dhe protestës së “Flamingove”, Kryeministri ka prezantuar me bujë në ditë pushimi (e dielë 1 Nëntor) nismë të pagëzuar “Pasqyrë Albania”, të cilën e shet si një revolucion në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit.

Premtimi është spektakolar nga Rama pasi çdo qytetar do të mund të ndjekë në kohë reale ankesat dhe kërkesat e tij, të shohë investimet publike, të informohet për vendimmarrjen e institucioneve dhe të komunikojë drejtpërdrejt me administratën.

Rama madje e ka krahasuar sistemin me gjurmimin e pakove DHL, duke pretenduar se çdo shqetësim i qytetarëve do të marrë një numër identifikimi dhe do të ndiqet deri në përgjigjen përfundimtare.

Por, përtej fjalëve të bukura dhe prezantimit me pompozitet, çështja që shtrohet është shumë më serioze, nëse kemi të bëjmë me një investim të mirëfilltë teknologjik të shtetit shqiptar apo me një tjetër produkt të paketuar për marketingun politik të Kryeministrit?

Ikona e Lovable dhe pikëpyetjet mbi seriozitetin e projektit

Një detaj që bie në sy në faqen pasqyrealbania.com është ikona që shfaqet pranë emrit të platformës, e cila është favicon e Lovable, një mjet teknologjik që mundëson krijimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve përmes inteligjencës artificiale. pasqyrealbania.com Ky detaj ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar projekti dhe mbi seriozitetin me të cilin po prezantohet si një risi e madhe shtetërore. Kush janë këshilltarët, ekspertët apo kompanitë që i propozojnë Edi Ramës nisma të tilla, duke i paraqitur si revolucione teknologjike? A po i shitet Kryeministrit çdo faqe interneti e krijuar me disa komanda të inteligjencës artificiale si një shpikje e mirëfilltë shtetërore, apo kemi të bëjmë me një tjetër rast kur marketingu politik po mbizotëron mbi përmbajtjen teknologjike?

Nëse kjo është ajo që qeveria prezanton me pompozitet si e ardhmja e dixhitalizimit të shtetit, atëherë lind natyrshëm pyetja nëse Kryeministrit po i paraqiten informacione të plota dhe të sakta për projektet që promovon, apo nëse një produkt i zakonshëm demonstrues po reklamohet si një investim madhor publik.

Në Shqipëri, me sa duket, nuk mjafton më të ndërtosh një faqe interneti, duhet edhe t'i vendosësh një emër pompoz, ta prezantosh në Kryeministri dhe ta shpallësh si revolucion që do të ndryshojë jetën e qytetarëve. Rama prezanton pasqyrealbania.com Për këtë arsye, AKSHI duhet të japë përgjigje konkrete për disa çështje thelbësore.

A është “Pasqyrë Albania” një produkt i zhvilluar nga e para prej këtij institucioni, apo është ndërtuar duke përdorur platforma dhe teknologji ekzistuese? A ka pasur kontrata me kompani private? Kush e ka zhvilluar ndërfaqen dhe kush do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, sigurinë kibernetike dhe përpunimin e të dhënave të qytetarëve?

Dhe pyetja më e rëndësishme, sa para publike janë shpenzuar për këtë projekt?

Këto çështje nuk mund të mbulohen me prezantime në Facebook, slogane politike apo deklarata për inteligjencën artificiale. Nëse “Pasqyrë Albania” është një projekt shtetëror i zhvilluar nga AKSHI, atëherë kostot, kontratat, dokumentacioni teknik dhe përgjegjësitë duhet të jenë publike dhe të verifikueshme.

Sepse një faqe interneti nuk bëhet inovacion shtetëror vetëm duke pasur një emër zyrtar, një pamje moderne dhe një prezantim pompoz nga Kryeministri. Inovacioni matet me teknologjinë që qëndron pas tij, funksionimin real, sigurinë dhe, mbi të gjitha, vlerën që u sjell qytetarëve.

Rama e shet si revolucion, por burokracia nuk zhduket me një platformëKryeministri pretendon se përmes katër rubrikave “Shih”, “Kupto”, “Vepro” dhe “Bashkëvendos”, qytetarët do të kenë kontroll mbi veprimtarinë e institucioneve dhe do të mund të kërkojnë llogari për çdo vonesë apo shkelje të afateve.

Në letër, ideja tingëllon mirë. Por problemi i administratës shqiptare nuk ka qenë mungesa e faqeve të internetit apo e aplikacioneve të reja. Problemi ka qenë mungesa e përgjegjësisë, zvarritja e procedurave, mosrespektimi i afateve dhe arroganca e zyrtarëve që shpesh nuk japin llogari për shërbimet që duhet të ofrojnë.

Një platformë mund ta regjistrojë ankesën, mund t'i caktojë një numër dhe mund të tregojë se në cilin institucion ndodhet. Por kush e detyron institucionin të zgjidhë problemin? Çfarë ndodh nëse zyrtari nuk përgjigjet? Kush mban përgjegjësi për vonesën? A do të ketë pasoja administrative apo gjithçka do të përfjë sërish me një njoftim automatik në telefonin e qytetarit?

Këtu qëndron dallimi mes një sistemi real të llogaridhënies dhe një fasade dixhitale që vetëm regjistron problemet, pa garantuar zgjidhjen e tyre.

Nga protesta te marketingu dixhital i qeverisë

Edhe koha e prezantimit të kësaj nisme nuk kalon pa vëmendje.

Pas protestës së “Flamingove”, ku u rikthyen në qendër të debatit pakënaqësitë ndaj institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të administratës, Rama shfaqet me një tjetër premtim teknologjik, duke e paraqitur si përgjigjen ndaj hallit të qytetarëve.

Por një krizë besimi nuk zgjidhet me emërtime të reja dhe projekte të reklamuara si revolucionare. Qytetarët nuk kërkojnë një tjetër aplikacion për të parë se si administrata nuk u përgjigjet. Ata kërkojnë që institucionet të kryejnë detyrën për të cilën paguhen nga taksat e tyre.

Në këtë kuptim, “Pasqyrë Albania” duhet të gjykohet jo nga fjalimi i Kryeministrit, por nga rezultatet konkrete, funksionimi, siguria dhe aftësia për të detyruar administratën të japë llogari.

Edi Rama mund ta quajë “Pasqyrë Albania” dhe ta paraqesë si dritaren e re të shtetit, por shqiptarët kanë të drejtë të dinë se çfarë fshihet pas kësaj fasade, sa kushtoi dhe çfarë vlere reale ka për qytetarët.

Në fund, inovacioni nuk matet me emrin e platformës, me logon apo me fjalët e Kryeministrit. Matet me shërbimin që merr qytetari, me transparencën e parave publike dhe me përgjegjësinë që mban administrata.

Dhe pikërisht këto janë provat që “Pasqyrë Albania” duhet të kalojë, përpara se Rama ta shpallë një tjetër mrekulli të dixhitalizimit shqiptar./ Pamfletipasqyrë albania lovable ramam screenshot 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Debate të forta në Komision/ Hoti përplaset me Denajn për protestën dhe largohet nga mbledhja 2 Nëntor 2026, 12:2812:28Politike Përplasje për buxhetin 2027/ Bozdo akuza qeverisë për pagat dhe emigracionin, Ekonomi i kthehet: Mos ngatërroni institucionet! 2 Nëntor 2026, 12:1112:11Politike A janë zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugëdalje nga kriza? 2 Nëntor 2026, 11:3211:32Politike Nga 61 në 46 bashki, Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale 2 Nëntor 2026, 10:0010:00Politike Rama sërish me sofrën e gurit për dialog, studentët në protestë për dorëheqjen e tij 2 Nëntor 2026, 08:1808:18Politike Taulant Muka shpërthen ndaj Mirela Kumbaros: Drejtori francez paguhet mbi 10 mijë euro në muaj, ndërsa universitetit të Korçës i merren ambientet! 2 Nëntor 2026, 08:2008:20Politike