Ditën e sotme, një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paradites. Nga pasditja e në vijim pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që në shumë zona i ftohti të ndihet edhe më shumë. Megjithatë, mundësia për reshje është pothuajse zero. LEXO edhe...Temperaturat minimale zbresin në 3 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier. Ndërkohë, era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. R.Xh/E.H/ReportTv.al moti parashikimi i motit temperatura te uleta Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.9% Jo 22.1% Nuk e di 3% Vota total: 3194 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

