Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Masat anti-dhunë, votim “blitz” në Kuvend/ Balla: Paketa e ngjashme me aktin anti-huligan të Britanisë

Edi Rama mbledh të vetët për rikthimin e normalitetit. Fillimisht atij në bulevardin e pushtuar nga anarkia sporadike. Pas dy javësh protesta, kryeministri diskutoi me deputetët paketën e re me gjashtë instrumentet ligjore për dhunuesit e Tiranës. Pjesë të paketës, si ndryshimi i ligjit për tubimet, do të kalojnë më shpejt, kurse ndryshimet në Kodin Penal do të marrin kohën e tyre.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Taulant Balla konfirmoi se paketa e Ramës është e ngjashme dhe ka marrë për referencë, siç raportoi edhe ABC Neës një ditë më parë, paketën anti-huligan të Tony Blair në Britaninë e Madhe.

“Shembulli më i mirë është ligji për huliganët në Britaninë e Madhe. Huliganët anglezë në një botëror, në Francë, dogjën Marsejën, dhe qeveria britanike e Toni Blair bëri një ligj të posaçëm për ti ndaluar” u shpreh Balla. Rama është i vendosur të ndalë dhunën dhe vandalizmin e Tiranës, por po aq i vendosur për të dialoguar met studentët. Me përjashtim të një kërkese.

“Jo, ju garantoj, dorëheqja e Edi Ramës nuk ndodh kurrë. Ndërsa për dialog të hapur, ndaj dhe kryeministri ka vendosur sheshin e dialogut aty, studentët nëse kanë kërkesa, nëse duan të çojnë një listë edhe paraprakisht le ta çojnë, jemi të hapur”, tha ai.

Sot doktori u gdhi në festë. Kishte rënë Vuçiçi në Serbi. “Rrëzimi i autokratit të Serbisë është mesazh edhe për sivllaun e tij, narkokryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, tha ai

Por pavarësisht tre viteve protesta, Vuçiçi në fund ra me votë. Balla këshilloi doktorin të mos gëzojë shumë. Pasi nëse përballen me votë, suksesi i tyre i parë mund të jetë doktori.

“Hiqeni nga mendja, nuk bie pushteti pa votë. Vota vendos. Në Serbi Lista e Studentëve fitoi me votë. Në modelin serb, aty partitë e vjetra opozitare u shkrinë. Në rast se ndodh në Shqipëri, PS do të jetë këtu, e vetmja që nuk do të ekzistojë do të jetë PD” u shpreh Balla./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet