Lajme Zone
Masakër në Poloni: 5 viktima dhe 12 të plagosur, autori qëlloi drejt njerëzve nga makina
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Masakër në Poloni: 5 viktima dhe 12 të plagosur, autori qëlloi drejt njerëzve nga makina

Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Krakovit në Poloni, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Krakovit në Poloni, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Sheshin Kryesor (Main Market Square), një nga zonat më të frekuentuara dhe atraksionet kryesore turistike të qytetit.

Sipas policisë, një person ka hyrë me automjet në shesh dhe ka hapur zjarr në drejtim të njerëzve të rastësishëm. Ai ka qëlluar gjithashtu ndaj një tramvaji që po kalonte pranë zonës, duke thyer xhamin e kabinës së drejtuesit.

Autori, një shtetas polak, ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak dhe përdorte një armë të gjatë zjarri të tipit ushtarak. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti edhe armë të tjera dhe municione.

Pas të shtënave, efektivët janë përballur me autorin dhe kanë qëlluar ndaj tij, duke e plagosur. Ai është arrestuar dhe transportuar në spital. Mes personave të plagosur nga kjo ngjarje raportohet se janë edhe dy efektivë policie.

Zëdhënësja e policisë së Krakovit ka bërë të ditur se autori ka vepruar i vetëm dhe se nuk ka më rrezik për qytetarët. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë në zonë, ku është angazhuar edhe një helikopter i shërbimit mjekësor ajror për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se po informohet vazhdimisht nga ministri i Brendshëm për situatën, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat dhe motivin e sulmit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik motivin e ngjarjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)