Kjo është situata e krijuar pas tharjes së rezervuarit në Kasharaj të Lushnjes.
Aty ku dikur kishte një sipërfaqe të madhe uji, tashmë dominon balta, ndërsa peshq të shumtë të ngordhur mund të shihen me sy të lirë.
Kjo situatë çoi në ndërhyrjen urgjente të ushtrisë dhe stafit inxhinierik me qëllim ndërhyrjen për normalizimin e situatës. Sipas Inxhinierit hidroteknik të bordit të kullimit në Fier, mirëmbajtja e veprave të tilla duhet të bëhet dy herë në vit.
Shkaku për këtë masakër mjedisore është investimi për rehabilitimin e rezervuarit.
Për rehabilitimin e tij, bashkia e Lushnjes ka lëvruar një fond prej 320 milionë lekësh dhe puna duhet te kishte përfunduar një vit më parë, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati.
Policia e drejtorisë vendore të Fierit procedoi penalisht administratorin e firmës zbatuese të punimeve, Ferdi Marra.
Rezervuari i kasharajt është ndërtuar në vitin 1985 dhe është i dyti më i madhi në zonën e Myzeqesë.
Ky rezervuar përfshin 4190 hektarë basen ujëmbledhës dhe ka sipërfaqe ujore 190 hektarë me kapacitet 11 milionë metër kub ujë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet peshqtone
