Lajme Zone
E reja u vetëvra, vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

E reja u vetëvra, vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit

Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes. Fizi është ish-bashkëshorti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por martesa zgjati vetëm rreth 3 muaj, përpara se të ndaheshin. Sipas hetimeve, dyshohet se Fizi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se kjo dhunë mund të ketë qenë shkak që 25-vjeçarja t’i jepte fund jetës. Pas ngjarjes, ai u shpall në kërkim nga policia. Tashmë, pas më shumë se 6 muajsh, Eraldo Fizi është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, ndërsa pritet të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Xhuana Nikolli