Lajme Zone
Martini shmang prononcimin, Borshi analizon çfarë nuk shkoi ndaj Skënderbeut
SportCNA

Martini shmang prononcimin, Borshi analizon çfarë nuk shkoi ndaj Skënderbeut

Ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë edicion, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka zgjedhur të shmangë prononcimet për RTSH. Pas barazimit me Skënderbeun, në prononcim u shfaq ndihmëstrajneri Ergi Borshi, i cili analizoi ndeshjen. “Është e drejtë që të gjithë presin më shumë prej Vllaznisë, duke filluar nga publiku. Jemi ekip i ri, që është duke u ndërtuar, ka bërë disa largime e afrime, është në

Ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë edicion, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka zgjedhur të shmangë prononcimet për RTSH. Pas barazimit me Skënderbeun, në prononcim u shfaq ndihmëstrajneri Ergi Borshi, i cili analizoi ndeshjen.

“Është e drejtë që të gjithë presin më shumë prej Vllaznisë, duke filluar nga publiku. Jemi ekip i ri, që është duke u ndërtuar, ka bërë disa largime e afrime, është në konsolidim e sipër. Kemi shumë punë përpara, por na mbetet të shohim ndeshjet e radhës. Janë shumë gjëra për t’u korrigjuar, që do të ulemi t’i korrigjojmë me stafin në detaje e t’i shohim në vazhdimësi.

Ulja e ritmit? Është një pikë që do të ulet të diskutohet me djemtë, me stafin. Nuk mbaron ndeshja as 2-0, as 3-0, derisa mbaron loja e i bie bilbilit gjyqtari. Deri në momentin e fundit është luftë, agresivitet, fitim duelesh, derisa mbaron loja.

Lëvizja e parë ishte taktike, se Skënderbeu po bënte kundërsulme me Nasr, duke pasur parasysh shpejtësinë dhe kapjen e thellësisë. Uldedaj është i ri, ndeshja e parë përballë publikut shkodran, mendoj që bëri mirë, por ka shumë punë. Ishte ndryshim taktik, duke pasur parasysh që Musta ka eksperiencë. Lëvizja e Dumfur ishte për kartonin e verdhë që mori dhe spostuam Dulis aty.

Loja si vjet? Edhe lojtarët e përzgjedhur janë përzgjedhur në këtë punë për t’u shkuar pas ideve që ka trajneri dhe mendoj se do ta realizojmë atë stil loje, sepse janë përzgjedhur të gjithë që kanë ardhur.

Duke pasur parasysh që Skënderbeu qëndroi në bllok të ulët, është e vështirë të kapësh thellësinë e shkelësh zonën kundërshtare. Vetëm me anë të krahëve mund të krijosh dendësi me lojtarë e krosime. Uldedaj ishte hera e parë që luante, ishte një kros në pjesën e parë vetëm nga Musta, ku reagoi portieri i Skënderbeut. Në pjesën e dytë, goli erdhi shpejt e Skënderbeu la hapësira, se kërkonte barazimin. U shfrytëzuan mirë, siç erdhi goli i dytë. Kishim dhe për të tretin me Mehmetin, por nuk është problemi te golat, se ekipet kanë strategjitë e tyre. Është detyra jonë të gjejmë zgjidhje si t’u dalim për zot atyre, për të gjetur rrugëzgjidhjen për të shkuar ku duam ne.

Treshja e mbrojtësve është hera e parë që luante një ndeshje zyrtare me njëri-tjetrin, se edhe në Europë nuk mundëm t’i aktivizonim. Besoj që ndeshje pas ndeshjeje do të konsolidohet ekipi dhe mbrojtja. Të tre në të parën, por edhe në pjesën e dytë me Mustën, është një repart që është hera e parë që luajnë bashkë. Mendoj që në pjesën e parë bënë mirë, ka plot gjëra për të rregulluar, por duhet punë dhe do kohë. Do afrimitetin, familjaritetin që krijojnë mbrojtësit ndër vete. Besoj te agresiviteti e duelet, nuk kanë qenë keq, kanë fituar shumë duele deri te i kuqi.

Mos harrojmë që është Dumfur ai që mbyll të dy zonat, edhe të Çelikoviç dhe Pusit, por ka pasur momente që na kanë rrezikuar me Nasr. Jemi një ekip në kolaudim, kanë ardhur shumë e janë larguar shumë, është koha ajo që do të rregullojë shumë gjëra dhe për këtë kam besim”, tha Borshi për RTSH pas ndeshjes. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.