Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë qëndresën kundër qeverisë


Protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me një marshim në rrugët e Tiranës, ku qytetarët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten pa zgjidhje.

Protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me një marshim në rrugët e Tiranës, ku qytetarët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten pa zgjidhje. Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për ndryshim dhe duke kërkuar që shqetësimet e ngritura prej tyre të merren në konsideratë nga institucionet. Protesta e sotme vjen pas 127 ditësh qëndrese të njëpasnjëshme, ndërsa gjatë tubimit qytetarët kanë ngritur çështje që lidhen me qeverisjen, korrupsionin, përfaqësimin politik dhe situatën ekonomike e sociale në vend. Organizatorët kanë deklaruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa për nesër janë paralajmëruar protesta të tjera, përfshirë tubime me pjesëmarrjen e studentëve dhe protesta pranë institucioneve të Kuvendit. Marshimi në rrugët e Tiranës vijon, ndërsa protestuesit shprehen se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta