Lajme Zone
Marrëveshje 302 milionë dollarë/ Berisha: Opozita nuk do të votojë për procedura antikushtetuese
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshje 302 milionë dollarë/ Berisha: Opozita nuk do të votojë për procedura antikushtetuese

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë me dije se opozita nuk d...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë me dije se opozita nuk do të votojë kurrë për procedura antikushtetuese.

Sipas Berishës Rama po kërkon të dhunojë Kushtetutën dhe të paraqitet si flamurtar për plotësimin e buxhetit për NATO-n. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s nëse ka një flamur tjetër që duhet të shfaqet është flamuri i NATO-s që ishte në të gjitha institucionet.

Në një nga urdhrat e para, Rama urdhëroi të hiqej flamuri i NATO-s nga të gjitha institucionet. Rama është personi që ka organizuar protesta të egra kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Tani kërkon të dhunojë kushtetutën dhe të paraqitet si flamurtar për plotësimin e buxhetit. Buxheti për NATO-n është 1.3%. Ne nuk votojmë në procedura antikushtetuese. Ne jemi pro kredisë dhe shprehim mirënjohje.

Kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo qëndrime antikushtetuese të Ramës.

Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare ketë marrëveshje muaj më parë , që do thotë kjo marrëveshje kaloi në qeveri në datën 20 e ca qershor, për ta sjellë në Kuvend në korrik.

Opozita nuk do pranojë kurrë të votojë në procedura antikushtetuese, janë të faktuara nga kushtetuta”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.