Lajme Zone
Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria

Në njoftimin e Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar lajmin për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Republikën e Shqipërisë. Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike. LEXO edhe...Siguria euroatlantike, Nufi: Shqipëria po kthehet në kontribuese, Samiti i NATO-s në Tiranë është shprehje e besimit Në këtë kuadër, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Ermal Nufi, duke e cilësuar si një lajm të mirë që ka jehonë përtej shifrës prej 302 milionë dollarësh për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me SHBA. "DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara. Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura. Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s. Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria po e kthen vizionin në kapacitete konkrete. Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes. Burimi: Agjencia për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes", shkruan Nufi. Xh.K/P.J/ReportTv.al ministria e mbrojtjes Ermal Nufi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 5548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?