Lajme Zone
Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ Mbi 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, BE kërkon kthime të shpejta
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ Mbi 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që kanë hyrë në enklavën spanjolle nga Maroku dhe të paktën 34 viktima gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin.

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që kanë hyrë në enklavën spanjolle nga Maroku dhe të paktën 34 viktima gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin. Presidenti rajonal Juan Jesus Vivas, deklaroi se qyteti nuk mund ta përballojë një presion të tillë dhe se kapacitetet pritëse janë tejkaluar plotësisht. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fajësoi rrjetet e trafikantëve për fluksin e papritur. Sipas tij, grupet kriminale përhapën zëra të rremë duke keqinterpretuar një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë spanjolle.

Vendimi përcaktonte se kthimi i menjëhershëm nuk zbatohet për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nga deti. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i cilësoi “të papranueshme” pamjet e mijëra emigrantëve që hynin në qytetin spanjoll. Ajo deklaroi se askush nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa respektuar rregullat, ndërsa kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, goditjen e rrjeteve të trafikantëve dhe përshpejtimin e kthimit të emigrantëve. Në anën marokene të kufirit, policia arrestoi rreth 30 të rinj gjatë përleshjeve pranë kufirit.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë mijëra persona, kryesisht të rinj, të mbledhur për të tentuar kalimin e kufirit. Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi Marokut që t’i marrë menjëherë mbrapsht emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në territorin spanjoll. Franca deklaroi se është e gatshme t’i ofrojë Madridit çdo ndihmë të nevojshme, përfshirë mbështetjen përmes Frontex-it. Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi gjithashtu forcimin e kontrolleve përgjatë kufirit francez me Spanjën. Top Channel