Lajme Zone
Mancini zbulon gjithçka: Nuk u ktheva për hakmarrje, por për ta ringritur Italinë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mancini zbulon gjithçka: Nuk u ktheva për hakmarrje, por për ta ringritur Italinë

Roberto Mancini u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, duke nisur mandatin e tij të dytë në krye të “Axurrëve”, ndërsa Claudio Ranieri mori detyrën e drejtorit teknik të Federatës Italiane.

Roberto Mancini u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, duke nisur mandatin e tij të dytë në krye të “Axurrëve”, ndërsa Claudio Ranieri mori detyrën e drejtorit teknik të Federatës Italiane. Në konferencën e prezantimit, Mancini pranoi se rikthimi në pankinën e Italisë ishte një vendim i menduar mirë, duke theksuar se nuk është kthyer për të shlyer llogari me askënd, por për të ndihmuar futbollin italian të rikthehet në nivelet që i takojnë.

Trajneri italian deklaroi se objektivi kryesor është ndërtimi i një skuadre konkurruese dhe rikthimi i entuziazmit te tifozët, pas periudhës së vështirë që kulmoi me dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Nga ana tjetër, Claudio Ranieri u shpreh se roli i tij do të jetë të mbështesë trajnerin dhe të krijojë një projekt afatgjatë për zhvillimin e futbollit italian. Ai nënvizoi se bashkëpunimi me Mancinin është i bazuar në besim të plotë dhe se të dy kanë të njëjtin synim: rikthimin e Italisë mes elitës së futbollit botëror.

Presidenti i Federatës Italiane, Giovanni Malagò, e cilësoi çiftin Mancini-Ranieri si zgjedhjen ideale për të hapur një cikël të ri, duke shprehur bindjen se përvoja dhe autoriteti i tyre do të jenë vendimtarë për rilindjen e “Axurrëve”. Top Channel