Lajme Zone
Epoka e re e Italisë, Ranieri zbulon misionin: Fëmijët duhet të ëndërrojnë sërish Kombëtaren
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Epoka e re e Italisë, Ranieri zbulon misionin: Fëmijët duhet të ëndërrojnë sërish Kombëtaren

Claudio Ranieri është prezantuar zyrtarisht si drejtori i ri teknik i Italisë dhe president i Club Italia, duke hapur një epokë të re për futbollin italian krah trajnerit të ri të Kombëtares, Roberto Mancini. Në konferencën e tij të parë për shtyp, veterani italian u shfaq i emocionuar dhe e cilësoi këtë detyrë si kurorëzimin e karrierës së tij.

Claudio Ranieri është prezantuar zyrtarisht si drejtori i ri teknik i Italisë dhe president i Club Italia, duke hapur një epokë të re për futbollin italian krah trajnerit të ri të Kombëtares, Roberto Mancini. Në konferencën e tij të parë për shtyp, veterani italian u shfaq i emocionuar dhe e cilësoi këtë detyrë si kurorëzimin e karrierës së tij. “Kur të thërret Kombëtarja, përgjigjja është gjithmonë ‘po’. Nuk e di nëse jam më shumë drejtues apo trajner, por e di se kjo është një nder i jashtëzakonshëm”, deklaroi Ranieri.

Objektivi i tij kryesor është të rikthejë entuziazmin rreth fanellës “azzurre”. “Dua që tifozët të bien sërish në dashuri me Kombëtaren dhe fëmijët ta shohin Italinë në Kupën e Botës. Është një mision që na takon të gjithëve”, u shpreh ai.

Ranieri theksoi se një nga sfidat më të mëdha është zhvillimi i talenteve të rinj dhe afrimi i fëmijëve me futbollin. Sipas tij, sporti është bërë më pak i aksesueshëm për familjet dhe kostot e larta po i largojnë të rinjtë nga fushat.

“Nuk mund ta lejojmë këtë. Duhet t’i rikthejmë fëmijët te futbolli dhe të ulim barrierat ekonomike”, deklaroi drejtori i ri teknik.

Ai sqaroi gjithashtu se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e Roberto Mancinit apo në vendimet e trajnerëve të klubeve, por do të punojë për të krijuar një projekt afatgjatë që ta rikthejë Italinë në elitën e futbollit botëror pas dështimeve të njëpasnjëshme për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Top Channel